Në ambasadën amerikane në Shkup në prani të ambasadores Aggeler, kryeministri Mickoski dhe ministri i Mbrojtjes Misajlovski kanë pasur takim me kongresmenët amerikan Turner dhe Sanchez.
Njoftimi:
Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut ka nderin të mirëpresë në Shkup kongresmenin Mike Turner dhe kongresmenen Linda Sánchez. Ata zhvilluan një takim produktiv me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e Mbrojtjes Misajlovski, ku u bisedua për bashkëpunimin e fortë ushtarak dhe dypalësh ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut. Forcimi i këtij partneriteti mbetet një prioritet kyç ndërsa ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon.