Për pretendimet për ndërtime pa leje ka reaguar BDI. Nga kjo parti thonë se në komunën e Çairit ka mbi 150 ndërtesa pa leje. Shtojnë se kjo paraqet rrezik serioz për qytetarët.
Nga BDI thonë se shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë këtë farsë përfaqësimi, ku zëri i tyre zëvendësohet me, siç thonë, njerëz të përulur nga frika e ndjekjes penale.
“Ky është një projekt i qëllimshëm për të dëmtuar barazinë ndëretnike, për të zhbërë Marrëveshjen e Ohrit dhe përç ta nxjerrë vendin nga rruga evropiane” – përfundojnë nga BDI.