Nga LSDM thonë se do të parashtrojnë propozim ligj, që sipas tyre do të mundësojë rritjen e pagave për 400.000 punëtorë për shumë prej 3.000 deri 15.000 denarë, shkruan TV21. Sipas propozimit të tyre, punëdhënësit nuk do të duhet të paguajnë kontribute shtesë për pjesën e rritur të pagës.
“Punëdhënësit në sektorin privat do të mund t’i rrisin pagat e të punësuarve të tyre në shumë nga 3.000 deri 15.000 denarë, pa paguar kontribute për atë pjesë të rritur. Si llogariten kontributet? Kontributet për sigurim pensional, shëndetësor dhe social ngrihen në mesataren e tre pagave të fundit të paguara ndaj punëtorit. Kjo ngrirje vlen në periudhë prej një viti, që do të thotë se punëdhënësit nuk do të kenë barrë financiare shtesë gjatë rritjes së pagave. Cilat kompani dhe cilët punëtorë mund të përfitojnë nga ky lirim? Për punëtorë për të cilat kompanitë paguajnë pagë neto që nuk është më e lartë se 65.318 denarë, punëtorë të këtillë janë rreth 400.000”, tha Sanja Llukarevska nga LSDM, duke shtuar se me këtë propozim kompanitë ende do të duhet të paguajnë tatim të të ardhurave personale me 10%, që do të mundësonte që në buxhetin e shtetit të hyjnë edhe 58,5 milionë euro shtesë.