Shkup, 16 mars – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave nga zjarri që mbrëmë ka ndodhur në Koçan, me ç’rast humbën jetën disa dhjetëra të rinj, ndërsa më shumë se 100 u lënduan.
“Të trishtuar thellë nga tragjedia e mbrëmshme në Koçan, ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave. Zoti qoftë me ta!”, është shprehur Sela.