Shuhet nëndega e Lëvizjes Besa në Shipkovicë, të pakënaqur me VLEN-in

Tensionet në rritje brenda Lëvizjes Besa kanë shpërthyer publikisht në nëndegën e saj në Shipkovicë, ku aktivistët lokalë kanë reaguar ashpër ndaj udhëheqësisë së partisë, tashmë pjesë e grupimit VLEN. Në një deklaratë të drejtpërdrejtë publike, nëndega akuzon strukturat qendrore për injorim të plotë të kësaj zone, ndonëse në zgjedhjet e fundit dhanë mbi 400 vota për koalicionin, shkruan Top24

Të nderuar aktivistë, shokë, dashamirë të Lëvizjes Besa. Në antarët e kësaj Levizje jemi teper te zhgenjyer nga menyra e sjelljes se udheheqsise tash me e quajtur VLEN ne pyesim publikishte se fare keni ju si struktur kundër nendeges Shipkovices që sot nuk ka asnj funksionare ne egzekutive edhe pse morët mbi 400 vota ju vazhdoni te injoroni nendegen e Shipkovices po edhe malësine komplet mbani afer njers pa kredibilitet dhe që malesia nuk respektohet per arsye te ndryshme.Ajo që na shqeteson neve shtë se ju shfrytezuat autoritetin tone per te mbledhur vota, silleni rreth fshatit beni telefonata se nuk ju pret askush e dini pse keni shume borch malesise asnje vendim pune nuk keni dhene deri tash askujt nga ata qe ju mundesuan te krijoni dege te gjithe ju injoronin.Andaj ju bejme me dije se sjellja dhe aroganca që shprehni ndaj malësise mund tju kthehet anasjelltas ne nuk keni fare te humbin ju da kuptoni se me votë jeni aty ku sot .Andajne si aktivist nuk perjashtojmë mundësine që pushojme aktivitetin tone te kjo strukture.

Leave a Reply