Tallet Nafie Selmani: Deputeti me “20 vota” s’e di kë mbështet: I yni, apo i pavarur?!

Aktivistja e njohur Nafie Selmani ka reaguar me ironi ndaj një deklarate të deputetit të VLEN-it, Bekim Qoku, i cili gjatë një tubimi në Strugë u shpreh: “Kandidati ynë i pavarur, Mendu Qira.”

“Natë e mbrëmshme më kishin dërguar një video nga Struga, ku deputeti i njohur si ‘me 20 vota’, përmend kandidatin si të pavarur, por njëkohësisht e quan edhe ‘tonin’. Deputet, përqendrohu: I juaji, apo i pavarur?”, shkruan Selmani në një reagim publik.

Ajo vazhdon ironikisht me shprehjen popullore “Mos e vet, se t’kallxon vetë”, duke e lënë Qokun të vetë-diskreditohet me kontradiktat në fjalimet e tij.

“Dhe shtrohet pyetja natyrshëm,” shton Selmani, “Çfarë e dallon filozofinë Sadulliane nga ajo Qokuiane? Lum populli me këtë përfaqësues!”

Deklarata e saj është pritur me reagime të shumta në rrjete sociale, ku qytetarët gjithashtu kanë vënë në pah paqartësitë e brendshme të koalicionit VLEN dhe mungesën e koherencës në komunikim.

Leave a Reply