Me këtë rast Ajdari ju ka bërë thirrje pozitës shqiptare që dënimet ti bëjnë në qeveri e jo në rrjete sociale sa për sy e faqe dhe për të manipuluar me popullin.
“Politika nuk bëhet në facebook dhe nuk matet me “like”. Për të mbrojtur dinjitetin e popullit tënd duhet angazhim serioz dhe kredibilitet por mbi të gjitha të mos kesh bërë kompromise në dëm të çështjes kombëtare, asnjëherë”- ka shkruar Ajdari.
Ja postimi i plotë
Dënoni ashpër në qeveri atje ku duhet e jo në opinion sa për sy e faqe. Nuk janë punë të vogla thirjet shoveniste të publikut në prezencë të kryeministrit, i cili është institucion që duhet t’i përfaqësojë e të jetë në krah të të gjithë qytetarëve, pa dallim.
Politika nuk bëhet në facebook dhe nuk matet me “like”. Për të mbrojtur dinjitetin e popullit tënd duhet angazhim serioz dhe kredibilitet por mbi të gjitha të mos kesh bërë kompromise në dëm të çështjes kombëtare, asnjëherë.