Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri sot përmes një postimi në profilin e saj ka fyer ambasadorin Denion Meidani i pasi ky i fundit vizitoi banorët e Nerovës për problemin me shkollën. Ndaj kësaj vizte të Meidanit, deputetja Imeri Stafai e ka quajtur ambasadorin Meidani gllabërues të meritave, pasi sipas saj legalizimi i shkollës së Nerovës është meritë e VLEN-it, shkruan Top24
“Shkolla ne Nerovë u legalizua nga Qeveria VLEN.Nuk e dij cfarë kontributi ka dhëne Ambasadori Mejdani qe po gllabëron meritat!?? Ku ishit deri tani?” shkruan deputetja Stafai.
Por faktet flasin ndryshe.
Angazhimi i drejtpërdrejtë i ambasadorit Meidani ka qenë vendimtar në këtë proces. Gjatë një vizite në Nerovë javën e kaluar, ai dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe premtoi veprim të menjëhershëm. Dhe e mbajti fjalën.
Në prani të banorëve, ambasadori komunikoi drejtpërdrejt me zëvendëssekretarin për punë të përgjithshme në Qeveri, duke insistuar që çështja e shkollës të futet në rend dite të mbledhjes së ardhshme të ekzekutivit.
Ky angazhim diplomatik prodhoi efekt konkret: Qeveria miratoi vendimin për legalizimin e objektit shkollor dhe regjistrimin e pronës shtetërore në emër të Komunës së Krushevës.
Reagime të shumta në opinionin publik, përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile dhe vetë banorët e Nerovës, i janë bashkuar falënderimeve për ambasadorin Meidani dhe kanë kërkuar që suksese të tilla të mos politizohen apo banalizohen.
